Rama tallet me Metën: I ka zënë vendin Nard Ndokës, e pashë në fotografi

Publikuar tek: politike, më 18:44 25-06-2019 Rama tallet me Metën: I ka zënë vendin Nard Ndokës, e pashë në fotografi

Nga Tropoja, kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili tha se Kolegji Zgjedhor është shantazhuar dhe prandaj la në fuqi zgjedhjete 30 Qershorit.

Rama e krahasoi presidentin me kreun e PDK-së Nard Ndokën dhe me Haxhi Qamilin.

'llir Meta ka zënë vendin e Nard Ndokës, me fjalinë, shantazhin ndaj gjykatësve, e pashë në fotografi. Nard Ndoka këtë nivel nuk e kishte kapur. Ilir Meta ka marrë përsipër molotovët institucionalë, ka marrë përsipër të gjuajë me molotov dekretesh zgjedhjesh, me molotov fjalësh nga zyra e parlamentit, gjykatave, Amerikës, Europës... Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Amerikë që të pyesim Amerikën, sa të kem Lulin dhe Monikën nuk pyes për Italinë dhe Amerikën. Haxhi Qamili kur mori kot atëherë i çuan fjalë i thanë sikur po e tepron kujdes se po preken interesat e Francës, sa të kem Kavajën me vete nuk pyes për Francë dhe Angli unë. Ç'a ti bësh, është ky vend që e rrotullon dhe e rrotullon dhe prapë tak, e nxjerr ndonjë Haxhi Qamil', tha Rama nga takimi elektoral në Tropojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046412944793701
array(1) { ["section"]=> string(77) "rama-tallet-me-meten-i-ka-zene-vendin-nard-ndokes-e-pashe-ne-fotografi-169727" }