Publicisti i njohur kosovar Veton Surroi është përfshirë në debatin për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i jashtëm i Shqipërisë, nga presidenti Ilir Meta.
Në një postim të shkurtër në “Facebook”, Surroi thotë se debati rreth 28-vjeçarit me pasaportë të Kosovës dhe të Shqipërisë po merr kahun e tifozerisë, duke mos lejuar debat. Ai i shtron pyetjen kryeministrit Rama, nëse a duhet të vendoset një ministër i ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit dhe nëse është kështu ai duhet të bëjë konsultime të gjera me grupet e interesit presidentin Meta, por edhe opozitën e vendit, zërin e të cilës ka abligim ta dëgjojë edhe kreu i shtetit.
Pas statusit të hedhur rreth dy orë më parë nga Surroi kanë reaguar fillimisht zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ish-zv.ministri i jashtëm i PD-së, Kreshnik Çollaku, që kanë dhënë mendime pro dhe kundër idesë së publicistit nga Kosova për të bërë konsultime të gjera për emërimin ose jo të ministrit të jashtëm, i cili është përgjigjur duke mbrojtur idenë e tij të gjithëpërfshirjes.
Statusi i Surroit
Debati rreth Ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat. Ka ngritje zëri dhe “dëgjomë mua se nuk ta del mirë” apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore a moshës.
Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbetet pyetje themelore: a duhet të vendoset një ministër i ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?
Nëse ky është rasti , atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi?
Kjo është një pyetje që nuk i përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë , përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë Presidenti i vendit.
Replikat
Petro Koçi: “Ilirit mund te mos i pleqeje Cakaj si Minister, por Presidenti Meta eshte i detyruar ta dekretoje. Presidenti nuk mund te marre rolin e Kryeministrit sa i perket perberjes se qeverise. Republika jone eshte parlamentare. Qeverine e prodhon parlamenti. Presidenti i ka dhene nje shkelm Republikes Parlamentare me kete refuzim antikushtetues. Refuzimi i dekretimit ne rastin Cakaj eshte antikushtetues dhe antishteteror. Presidenti mund te refuzoje vetem nese kandidati per minister nuk ploteson kriteteret e zgjedhjes se deputetit dhe nese kandidati do ishte ne sherbim te agjenturave te huaja. Cdo diskutim tjeter eshte politik dhe partiak”.
Veton Surroi: Politika e jashtme e vendit si dhe ajo e mbrojtjes nuk janë kompetencë vetëm e Qeverisë.
Petro Koçi: “Sigurisht. Por kjo si jep te drejten Presidentit te caktoje se kush behet minister i jashtem. Ndersa hedhja e tezes per ndarjen e Kosoves si alternative e kandidatit eshte nje alibi per prapavijen politike te refuzimit”.
Petro Koçi: “Ne te njejten moshe Meta u be kryemnister”.
Veton Surroi: “Presidenti , në këtë rast, nuk ka marrë të drejtën e caktimit se kush bëhet ministër i jashtëm. Ka ushtruar të drejtën e mosdekretimit, që është brenda kompetencave të tij kushtetuese”
Kreshnik Çollaku: “Është deklarim publik i kandidatit,madje e justifkuar si tendence evropiane per Ballkanin. Intervista eshte publike”