'Rama të largohet', Gjylameti i përgjigjet Dades: Arta përmbahu! Ne gabime kemi bërë, por s'kemi vrarë e grabitur

Publikuar tek: politike, më 08:46 12-02-2019 'Rama të largohet', Gjylameti i përgjigjet Dades: Arta përmbahu! Ne gabime kemi bërë, por s'kemi vrarë e grabitur

Vjen reagimi i parë nga radhët e PS, pas deklaratave të forta të ish ministres Arta Dade për kryeministrin Edi Rama.

Dade u shpreh mbrëmë se Rama duhet të largohet, ndërsa deputetja e PS, Blerina Gjylameti i kërkon ish ministres "të përmbahet".

Gjylameti mes të tjerash i shpreh mirënjohjen për kontributin në PS dhe nga ana tjetër keqardhje për deklaratat kundër.

"Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë! Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish", thekson Gjylameti.

Reagimi i Gjylametit:

E dashur Arta!

Respekt e mirënjohje për çfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për çfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete.

Do thuash ti s'kam folur për PS po për Edi Ramën!

Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona...

Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti ske qenë e sdo të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij .

Pandëshkueshmëria më e madhe, se në kohën e Saliut?

Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë!

Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish.

Përqafime, Blerina.

Deklarata e Arta Dades në '5 pyetje nga Babaramo':

Rama duhet të largohet, jo që të vi PD, por që PS të ketë një ekip vërtet përfaqësues.

Vendi po shkon si mos më keq. Jam dakord që vendi të ketë një qeveri socialiste. Dhe jam kundër sloganeve të Ramës që 'Edi Rama e vetmja alternativë'. Ka të rinjë dhe nga ata me përvojë që mund ta zëvendësojnë Ramën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Edi Rama e vetmja alternativë', Arta Dade: Duhet të largohet, vendi është si mos më keq
Detaje nga protesta e opozitës: Pandeli Majko kryeministër tranzitor »
Article Logic
Execution time: 0.0049738883972168
array(1) { ["section"]=> string(114) "rama-te-largohet-gjylameti-i-pergjigjet-dades-arta-permbahu-ne-gabime-kemi-bere-por-s-kemi-vrare-e-grabitur-152457" }