Rama: Të rinjtë shqiptarë të marrin shembull nga lufta nacional-çlirimtare, jo nga ajo që erdhi më pas

Publikuar tek: politike, më 18:48 29-11-2017 Rama: Të rinjtë shqiptarë të marrin shembull nga lufta nacional-çlirimtare, jo nga ajo që erdhi më pas

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në një takim me rastin e festës së çlirimit të vendit.

Duke folur para të pranishmëve Rama tha se kjo datë këtë vit merr një peshë edhe më të veçantë, për shkak edhe të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Kreu i qeverisë Rama tha se lufta nacional-çlirimtare duhet të shërbejë si një shembull për të rinjtë shqiptar.

Por ai theksoi se shembull duhet marrë ajo që ndodhi në luftë dhe ajo që erdhi më pas, duke nënkuptuar sistemin komunist.

“Përkujtimi i 29 nëntorit ditës së çlirimit të Shqipërisë ka sot një ngjyrim të posaçëm, atë të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut si një vit që rrok disa data të shënuara por edhe një trend të ri në politik-bërje. Në këtë përvjetor të çlimit të atdheut kemi mes nesh akoma më pak nga burra dhe gra që ishin autorë të drejtpërdrejtë të atij akti madhor, që na bëri ne një popull që të jemi në krah të fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Por veterantët kanë pasues, dhe janë të rinjtë shqiptar, ata që duhet të kujdesen për flakën e pishtarit të luftës nacional çlirimtare. Ndrëkohë që janë pak gjëra të paditura nga kjo luftë por ka edhe një gjë që kurrë nuk humbet, është sensi i përkatësisë që lidhet me ëndrrat dhe shpresat që çuan të rinjtë shqiptarë drejt luftës nacional-çlirimtare. Rinia shqiptare ka shumë për të mësuar nga lufta nacional-çlirimtare, por pa u ndikuar nga ajo që erdhi pas saj, por dhe pa u ngatërruar edhe kjo që ndodh sot”,- tha Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066699981689453
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-te-rinjte-shqiptare-te-marrin-shembull-nga-lufta-nacional-clirimtare-jo-nga-ajo-qe-erdhi-me-pas-101258" }