Rama te TV i Ylli Ndroqit, flet për SEKUESTRIMIN: E bën drejtësia dhe s’ka lidhje me influencimin tim të linjës tuaj editoriale

Publikuar tek: politike, më 21:23 03-12-2020 Rama te TV i Ylli Ndroqit, flet për SEKUESTRIMIN: E bën drejtësia dhe s’ka lidhje me influencimin tim të linjës tuaj editoriale Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sot në emisionin “Politikon”, në televizionin e biznesmenit Ylli Ndroqi, që prej disa muajsh është vënë nën sekuestro nga prokuroria.

Nga ky ekran, Rama nuk e ka shmangur diskutimin për këtë çështje, teksa gazetari Alfred Lela e ka pyetur për praninë e policisë. Rama tha se sekuestrimi i televizionit është pjesë e një procesi hetimor nga institucionet e drejtësisë.

Rama tha se sekuestrimi i televizionit “Ora News” që aktualisht menaxhohet nga shteti, nuk ka lidhje me ndonjë përpjekje të tijën për të “influencuar linjën editoriale”.

“Për sa i përket televizionit, është e vërtetë që ka patur prani policore në televizionin tuaj, që sot administrohet nga shtetit, por nuk lidhet as me ndonjë përpjekje timen për të influencuar linjën editoriale. Lidhet me strukturat e reja të drejtësisë, ka një proces hetimor. Këtu është bërë çdo gjë “e bën Edi Rama”, ndërkohë që fakti është se këtë po e bëjnë institucionet e drejtësisë. Këtu është gjëja që bën xixa mes meje dhe jush”, tha kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Burg për “meme”-t? Rama: U habita dhe unë kur më thanë, s’ndalohen se unë argëtohem me to
Rama tregon SHTETIN që na bllokoi negociatat me BE: Kanë zgjedhje në mars, Gjermania luftoi deri në fund por... »
Article Logic
Execution time: 0.01147723197937
array(1) { ["section"]=> string(132) "rama-te-tv-i-ylli-ndroqit-flet-per-sekuestrimin-e-ben-drejtesia-dhe-s-ka-lidhje-me-influencimin-tim-te-linjes-tuaj-editoriale-230091" }