Ditë më parë, Rama u bëri thirrje nga Lushnja konsumatorëve mos shqetësohen se nuk do ketë rritje çmimesh.
Por në fakt, produktet e konsumit të përditshëm kanë kapur çmime marramendëse.
Kështu, një kokërr vezë fshati kushton 200 lekë, 1 kg.mollë kushton 2 mijë lekë, 1 kg domate 2 mijë lekë e 1 kg bishtaja 3500 lekë.
Konsumatorët shprehen të shqetësuar për këto çmime ndërsa thonë se s’kanë mundësi të blejnë as fruta e perime që ndonëse janë të stinës, e prodhohen në vend, kushtojnë shumë në krahasim me të ardhurat e tyre.