Rama tha se është arrestuar në Bolonja, reagon Bylykbashi: Nuk e ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit, të sqarojë nëse ka gënjyer për propagandë

Publikuar tek: politike, më 11:18 02-04-2020 Rama tha se është arrestuar në Bolonja, reagon Bylykbashi: Nuk e ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit, të sqarojë nëse ka gënjyer për propagandë Fotomontazh: Edi Rama - Oerd Bylykbashi

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën italiane "Gazzetta Dello Sport", tha se ishte arrestuar njëherë në Bolonja, pasi u revoltua ndaj një polici i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me këto deklarata të kryeministrit, pasi siç thotë ai, Rama nuk e ka deklaruar këtë gjë në formularin e dekriminalizimit.

Në këtë rast ligji dikton se ai humbet të gjitha funksionet publike.
Bylykbashi i bën thirrje Ramës ta sqarojë këtë deklaratë, nëse ishte thjesht një gënjeshtër për propagandë apo është e vërtetë.

Në rast se Rama është arrestuar vërtetë, Bylykbashi thotë se institucionet duhet të nisin procedurën e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit, për mosdeklarim në formularin e Dekriminalizimit të arrestimit nga policia.

" Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t'ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia", shkruan Oerd Bylykbashi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011257886886597
array(1) { ["section"]=> string(157) "rama-tha-se-eshte-arrestuar-ne-bolonja-reagon-bylykbashi-nuk-e-ka-deklaruar-ne-formularin-e-dekriminalizimit-te-sqaroje-nese-ka-genjyer-per-propagande-201026" }