Rama tha se ishte i zënë, Meta e fton sërish: Do jem nesër në zyrë që në 5 të mëngjesit, pres të gjesh kohë!

Publikuar tek: politike, më 22:47 26-06-2019 Rama tha se ishte i zënë, Meta e fton sërish: Do jem nesër në zyrë që në 5 të mëngjesit, pres të gjesh kohë!

Ilir Meta përmes një ftese zyrtare ka ftuar kryeministrin Rama në Presidencë nesër për të biseduar për situatën në vend, mirëpo Rama ia preu shkurt duke i thënë se ishte i zënë me fushatë.

Në një reagim pak pas Ramës, zëdhënësi i presidentit i kujton Ramës se do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00.

Më tej, Meta thekson se meqë Rama është i zënë me fushatën, pret që ai të gjejë kohë.

REAGIM I ZËDHËNËSIT TË PRESIDENTIT, Z.TEDI BLUSHI:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026718139648438
array(1) { ["section"]=> string(111) "rama-tha-se-ishte-i-zene-meta-e-fton-serish-do-jem-neser-ne-zyre-qe-ne-5-te-mengjesit-pres-te-gjesh-kohe-169917" }