Rama tha se ‘Lincoln’-in ia kishte dhuruar i vëllai në 2009, Spahia i zbardh deklaratën e pasurisë: Ka gënjyer në vitin 2013 apo po gënjen tani

Publikuar tek: aktualitet, më 23:22 13-02-2020 Rama tha se ‘Lincoln’-in ia kishte dhuruar i vëllai në 2009, Spahia i zbardh deklaratën e pasurisë: Ka gënjyer në vitin 2013 apo po gënjen tani Deklarata e kryeministrit Rama ne vitin 2013

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në emisionin Opinion se makina tip “Lincoln” i është dhuruar nga i vëllai Olsi Rama në vitin 2009, kur ai ishte në opozitë, por ish deputeti i PD Bardh Spahia ka zbardhur deklaratën e pasurisë së kryeministrit në vitin 2013.

Makina që ka hapur shumë debate është ajo e cila largoi kryeministrin në momentin e arrestimit të Vladimir Gjuzit, i cili ishte i armatosur.

Në deklaratën e pasurisë së kryeministrit Rama në vitin 2013, kur ka marrë detyrën, shihet se Rama nuk është pronar i asnjë automjeti.

Kjo është edhe pyetja që ngre Spahia, nëse kryeministri ka gënjyer në deklarimin e pasurisë apo po gënjen sot në studion e Opinion.

Statusi i Bardh Spahia:

Kryeministri po thote qe makina Linkoln qe po perdor, i qenka dhuruar nga i vellai ne vitin 2009 kur ishte ne opozite. Por nga deklarata e pasurise kur ka marre detyren, sic shihet ne deklaraten e pasurise te botuar nga Open Data, Edi Rama ka thene se nuk disponon automjet. Pra pyetja eshte: a ka genjyer Rama ne vitin 2013 kur ka deklaruar pasurine si kryeminister apo po genjen sot nga studio e Opinion?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010500907897949
array(1) { ["section"]=> string(146) "rama-tha-se-lincoln-in-ia-kishte-dhuruar-i-vellai-ne-2009-spahia-i-zbardh-deklaraten-e-pasurise-ka-genjyer-ne-vitin-2013-apo-po-genjen-tani-195128" }