Rama thirrje duhanpirësve: Do vazhdojmë tja u rrisim taksat sepse…

Publikuar tek: politike, më 11:54 28-04-2018 Rama thirrje duhanpirësve: Do vazhdojmë tja u rrisim taksat sepse… Edi Rama

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama po diskuton për çështjet aktuale të vendit.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se qeveria nuk është ajo që thonë njerëzit që përmendin vetëm rritje taksash. Sipas Ramës rritja e taksave nuk është e vërtëtë.

“Duhanpirësit të mos e hapin gojën për rritjen e taksave sepse ja kemi rritur dhe do të vazhdojmë tja rrisim që ti shpëtojmë nga ndarja e parakohshme me të dashurit”, u shpreh Rama.

Më tej ai tha se në sistemin e taksimit të gjithë paguajnë më pak, duke shtuar se bashkitë na kanë prerë në mes.

“Bashkitë na kanë prerë në mes sepse ndërkohë që ne kemi ulur taksat, janë futur tarifat bashiake, por edhe bashkitë kanë arsyet e tyre sepse kanë nevojë për financime” u shpreh kryeministri Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069150924682617
array(1) { ["section"]=> string(71) "rama-thirrje-duhanpiresve-do-vazhdojme-tja-u-rrisim-taksat-sepse-118656" }