Rama thotë 4 EMRA: Këta kontaktuan persona të burgosur për t’i nxitur për revolucionin imagjinar (Ç’thotë për LETRËN E PRESIDENTIT)

Publikuar tek: politike, më 12:52 20-06-2019 Rama thotë 4 EMRA: Këta kontaktuan persona të burgosur për t’i nxitur për revolucionin imagjinar (Ç’thotë për LETRËN E PRESIDENTIT)

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se dy ditë më parë kanë marrë informacion se liderët e opozitës, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë kontaktuar me persona të burgosur.

Kryeministri i etiketoi ata si 'katërshen që i është kundërvënë zgjedhjeve' dhe sipas tij kanë kërkuar që të burgosurit të marrin në dorë situatën jashtë.  Rama thekson më tej se pikërisht pas këtij informacioni që kishte, vjen edhe letra e presidentit Ilir Meta për Drejtorinë e Burgjeve, ku shprehte shqetësimin për situatën.

"Morëm info para dy ditësh se njerëz lehtësisht mund të verifikohen me kë janë të lidhur në katërshen që i janë kundërvënë zgjedhjeve. Kanë komunikuar me persona në burgje duke i nxitur që të marrin në dorë pjesët e tyre të revolucionit imagjinar. Dhe menjëherë pas këtij info del letra e presidentit për shqetësimin e situatës në burgje. Minimalisht duk duhet të rendet të publikonte letrën të cilën e ka publikuar në adresën e gabuar. Drejtorët nuk janë të presidentit, por tani më farsë është e gjitha në sytë e të gjithëve. Policia e Shtetit është vendosur në një trysni të pazakontë", tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025865077972412
array(1) { ["section"]=> string(135) "rama-thote-4-emra-keta-kontaktuan-persona-te-burgosur-per-t-i-nxitur-per-revolucionin-imagjinar-c-thote-per-letren-e-presidentit-168994" }