Edi Rama ka garantuar shkodranët se stadiumi “Loro Borici” do të ndërtohet. Të gjithë shkodranët ia kanë kërkuar në tëiter dhe facebook dhe kryeministri ka gjetur një mënyrë po në rrjetet sociale për tiu kthyer përgjigje.
“Ndjekës në Të e FB që përsërisni ndërto stadiumin Loro Boriçi s'po bëjme ndërtim pa leje të dalë ku të dalë prandaj durim stadiumi do bëhet!” shkruan Rama në facebook.
Që prej shumë kohësh qytetarët e Shkodrës I kanë kërkuar kryeministrit të mbajë premtimin për stadiumin e Shkodrës. Projektin e stadiumit e ka marrë studio Atelie 4 që është e Alban Eftimit, një prej njerëzit afër kryeministrit. FSHF I ka kthyer mbrapsh disa projekte sepse ato nuk ishin me normat që kerkonte FSHF. Vetëm pak ditë më parë, sipas burimeve nga FSHF ky projekt është dërguar. Edhe pse projekti do të paguhet me paratë e FSHF ndërtimi I stadiumit do të bëhet me paratë e qeverisë. Nuk dihet sa do të zgjasë ky projekt dhe si do të afrohen palët për të konkluduar në një variant përfundimtar.