Rama ‘thumba’ nga Londra për çeljen e negociatave: Tregohuni më bujar me ne, s’u kushton asgjë

Publikuar tek: politike, më 11:51 26-02-2018 Rama ‘thumba’ nga Londra për çeljen e negociatave: Tregohuni më bujar me ne, s’u kushton asgjë

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë aktualisht në samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, bashkë me kryeministrat e këtyre vendeve.

Ndërsa ka folur për reformat e viteve të fundit dhe kushtet e BE për Shqipërinë, Rama ka apeluar disa shtete që janë shprehur skeptike për çeljen e negociatave.  

Po ashtu, kryeministri Rama ka ironizuar edhe për fondet e BE, ku kërkon që të mbajë një qëndrim më bujar në raport me Shqipërinë për një Evropë të konsoliduar.

“Serba e Malit i zi po avancojnë negociatat dhe besoj se është cështje kohe që Shqioëria të hapë negociatat dhe nuk e kuptoj skepticizmin e disa kryeqyteve që hezitojnë.  Ajo që po kërkojmë nuk është që të bëhemi anëtarë menjëherë, thjeshtë duam të jemi në të njëjtën rrugë me vendet e tjera. Kur vjen pun ate paratë BE është gjithmonë skeptike. Apeli im është se nëse nuk keni më shumë para për ne kjo është ok, bëhuni më bujar me ne për gjëra që nuk ju kushton asgjë. Kjo sjell një europë më të konsoliduar”, u shpreh Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011567831039429
array(1) { ["section"]=> string(97) "rama-thumba-nga-londra-per-celjen-e-negociatave-tregohuni-me-bujar-me-ne-s-u-kushton-asgje-111507" }