Rama thumbon Kryemadhin nëpërmjet Bashës: Monika të bën të ndihesh më i fortë por…

Publikuar tek: politike, më 12:15 16-11-2017 Rama thumbon Kryemadhin nëpërmjet Bashës: Monika të bën të ndihesh më i fortë por…

Seanca parlamentare ka vazhduar me replika të forta midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në fjalën e tij Rama i është drejtuar Bashës duke i thënë se Monika Kryemadhi e bën të ndihet më i fortë por nuk të rrit dot.

“Për sa i takon gjithë llogoresë për kufirin ke thana, thana jeni ju, do ju duhet të bëni durim që të prisni ditën kur kufirin e ri ta përcaktojnë vetëm ata që kanë të drejtë nuk keni ju, janë ata që ju i trajtoni si të blerë, si të shitur si skllevër, meqë ra fjala ca u bë me skllevërit e PD që ti kishte marrë shpk e Monikës Lul, unë citova Lulin e Vocërr dhe mu kujtua të shikoja me brilantinë nga mbrapa dhe përpiqeshe të bëje mbrojtësin e fëmijeve të bulqizës.

Je kopje e Sali Berishës sepse je fallco, edhe e Lulit të Vocërr sepse je fallco, sepse PD ka nevojë për një lider të rritur, jo fëmije që nuk rritet dot, këto nuk janë batuta, janë fjalët e një njeriut që do , që të dha mundësinë të bësh një akt prej lideri dhe të vetmin akt prej lideri ti e mohove dhe e mohon.

Lul Monika të bën të ndihesh më i fortë po nuk të rrit dot, të zvogëlon, prandaj ti hajde prapë fillo me shpifje sharje merru me kë të dalë përpara.

Vëllai im është njeri i zakonshëm por unë nuk vij këtu asnjëherë me librin e shtëpisë, unë nuk bëjë luftë personale, ju si njerëz jeni njerëz të mirë, prind të mirë, këtu nuk është cështje personash, këtu është cështje përkatësie, pse jeni bashkë, ku doni të dilni?

Se ku doni të dilni së bashku nuk e di, e keni katandisur këtë parti pa ide, programe, qëllime përvecse hajde të bëjmë zhurmën më të madhe kur një pemë bie dhe të mohojmë gjithcka lidhur me pyllin që po rritet. Nëse mund të jepni një dorë jepeni, nëse nuk doni mos e jepni. Por dorë ju në drejtimin e Shqipërisë me këtë mendje, e me këtë tufë që jeni ju siguroj kurrë nuk do keni, ndryshoni dhe mbani fjalime këtu duke iu kërkuar shqiptarëve besim.

Shqiptarët mund të kenë halle probleme të meta, por shqiptarët kanë një gjë që për budalla nuk i bën dot askush, për budallenj nuk i merr dot askush, dhe patjetër që i dëgjojnë të gjithë, i gjykojnë të gjithë por midis tyre që ata që folën nga Brukseli kë mendoni ju se do të besojnë, rritu Lul rritu” është shprehur Rama gjatë fjalës së tij në parlament seancën e sotme. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01953911781311
array(1) { ["section"]=> string(86) "rama-thumbon-kryemadhin-nepermjet-bashes-monika-te-ben-te-ndihesh-me-i-forte-por-99767" }