Rama tregon çfarë do të ndodhë me banorët e strehuar në hotele: Do t’i ofrojmë qiranë e paguar ose…

Publikuar tek: aktualitet, më 07:38 07-12-2019 Rama tregon çfarë do të ndodhë me banorët e strehuar në hotele: Do t’i ofrojmë qiranë e paguar ose…

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar për të nëntën ditë radhazi, duke diskutuar rreth situatës që po përpallet Shqipëria pas dëmëve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Këtë herë ai ka treguar se çfarë do të ndodhë me banorët e strehuar në hotele.

Sipas Ramës ka dy mënyra zgjidhje që ata të largohen prej aty, duke u zhvendosur në shtëpi me qira ose apartamente të tyre.

Rama ka folur edhe për fëmijët që kanë humbur prindërit dhe të ardhmen që i pret ata.

‘Do t’i ofrojmë qiranë dhe do t’i themi i ke lekët e paguar. Brenda atij fondit do t’i ofrojmë edhe transportin e paguar për në Thumanë. Rruga tjetër është do t'i ofrojmë apartamentet vetë. Kjo është një mënyrë që mos të qendrojnë në hotele.

Vetëm të gjitha do të jenë të regjistruara në sistem, që mos të përfitojnë familje që nuk janë të prekura nga tërmeti. E dyta, do të shikojmë si do të përfundojë procesi për fëmijët që kanë humbur prindërit, do të gjejmë mënyrën se sit ë përkujdesemi për ta. Sigurisht daja mund të jetë aty, ka ardhur nga jashtë për një periudhë kohe, por shtëpia duhet të mbetet po aty’, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069520473480225
array(1) { ["section"]=> string(104) "rama-tregon-cfare-do-te-ndodhe-me-banoret-e-strehuar-ne-hotele-do-t-i-ofrojme-qirane-e-paguar-ose-188658" }