Rama tregon kërkesën “këmbëngulëse” të ekspertëve, i përgjigjet Bashës për “manipulimin e numrit të viktimave”: Përdor të vdekurit në luftën për pushtet

Publikuar tek: politike, më 12:21 24-11-2020 Rama tregon kërkesën “këmbëngulëse” të ekspertëve, i përgjigjet Bashës për “manipulimin e numrit të viktimave”: Përdor të vdekurit në luftën për pushtet Edi Rama / Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me akuzat se qeveria ka fshehur numrin real të viktimave nga koronavirusi.

Rama tha se sa herë del në konferencë, ekspertët i kërkojnë të sqarojë opinionin publik lidhur me këto akuza, si dhe t’i bëjë thirrje qytetarëve të mbrohen nga “lajmet e rreme”.

Rama tha se vetëm Basha mund të përfitojë politikisht duke përdorur të vdekurit, ndërsa shtoi se manipulimi i diagnozës nuk mund të ndodhë, pasi plotësohet vetëm nga mjeku, i cili ka përgjegjësi njerëzore, profesionale dhe ligjore.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Ekspertët që e ndjekin këtë punë, përsërisin në mënyrë këmbëngulëse kërkesën ndaj meje, që kur dal të kërkoj sa më shumë masa ndaj njerëzit, dhe për t’u mbrojtur nga lajmet të rreme që shpërndahen në mënyrë të papërgjegjshme. Për sa i përket numrit të të vdekurve më vjen shumë keq që vazhdon kjo bisedë. Është e pamundur të bëhet, nuk janë vota në zgjedhjet brenda PD, që praktika ka treguar në mënyrë të përsëritur se numërohen sipas qejfit. Nuk ndodh. Sepse nuk ka asnjë autoritet tjetër dhe forcë tjetër që të vendosë diagnozen dhe të mbushë kartelën përveç mjekut. Mjeku ka përgjegjësi njerëzore, profesionale dhe ligjore. Që të thuash një poshtërsi të tillë, duhet të mendosh që mjekët janë jo vetëm të papërgjegjshëm por edhe budallenj, që të shkelin mbi vete dhe ligjin që të ndryshojnë diagnoza. Dhe se kujt do t’i hyjë në punë e se kush do të përfitonte nga kjo, këtë arrin ta thotë vetëm imagjinata e atyre që përdorin edhe të vdekurit për luftën për pushtet. Është e turpshme për ne që diskutojmë këtë gjë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditëlindja e Bes Kallakut, s’përmbahet Rama: Spektakël i PËSHTIRË! Presidenti, Zonja e Parë dhe ÇETA e tyre…
»
Article Logic
Execution time: 0.010332107543945
array(1) { ["section"]=> string(153) "rama-tregon-kerkesen-kembengulese-te-eksperteve-i-pergjigjet-bashes-per-manipulimin-e-numrit-te-viktimave-perdor-te-vdekurit-ne-luften-per-pushtet-228926" }