Rama tregon ‘live’ në emision: Sot u shkarkua një drejtor, pas ankesës së qytetarit

Publikuar tek: politike, më 00:54 23-01-2018 Rama tregon ‘live’ në emision: Sot u shkarkua një drejtor, pas ankesës së qytetarit

Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, ka treguar se si e ka shkarkuar sot drejtorin e Shëndetit Publik të qarkut të Lezhës, pas ankesës të bërë nga një qytetar.

“Një qytetar nga një fshat i Lezhës, Domgjon, bën një ankesë në portalin e bashkëqeverisjes dhe thotë në qendrën tonë shëndetësore ku kishin shkuar njerëz edhe për shkak të girpit s’ka drita që kur është hapur qendra shëndetësore.

Pranë kabinetit në cdo ministri janë kordinatorët, është një rrjet agjenci e bashkëqeverisjes qe ndjek marrëdhëniet e institucioneve me qytetarët dhe koordinatorët e marrin mesazhin interesohen dhe zbulojnë që qendra shëndetësore e ndërtuar me donacione të huaja që sa ka hapur derën s’ka energji jo se ja ka prerë OSHEE por se s’ka lidhur një kontratë dhe del që s’është e vetmja qendër shëndetësore etj,. Atëherë çfarë bën ky drejtor, ç’bën kjo zyrë që paguhet nga taksat dhe nuk informon në mënyrë të vazhdueshme deri në ulërima që ore këtu ne kemi nevojë të lidhim energjinë elektrike??”, deklaroi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010165929794312
array(1) { ["section"]=> string(86) "rama-tregon-live-ne-emision-sot-u-shkarkua-nje-drejtor-pas-ankeses-se-qytetarit-107566" }