Rama tremb ministrat: Po humbëm, ju të parët do vuani “hakmarrjen” e prokurorëve

Publikuar tek: politike, më 20:45 13-03-2017 Rama tremb ministrat: Po humbëm, ju të parët do vuani “hakmarrjen” e prokurorëve

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryesinë e PS-së ku formalizoi 4 ndryshimet e lajmëruara.

"Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka, ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Eduard Shalsi, ministër i Çështjeve Vendore”, këto propozime do t’i shkojnë presidentit Nishani për dekretim.

Ndërkohë, burime pranë PS-së i thanë GSH.al se të paktën 2 kandidatë të tjerë për ministra (mes të cilëve, njëri Pandeli Majko) mendohet se kanë refuzuar ofertën e Ramës për të hyrë në qeveri.

Kjo mund ta ketë shtyrë Edi Ramën që të heqë dorë nga ideja për të larguar nga kabineti Ditmir Bushatin dhe Lindita Nikollën. Pavarësisht kësaj, mësohet se Rama u ka kërkuar të dyve, Bushatit dhe Nikollës që në qarqet e Shkodrës e Lezhës, të punojnë me të njëjtin kapacitet, si ministrat e larguar.

“HAKMARRJE NGA PROKURORËT E GJYQTARËT”

Kryeministri ka kërkuar mobilizim ndaj nga të gjithë anëtarët e kryesisë, për fushatën që pritet të nisë pas pak javësh.

“Krahu tjetër nuk e do reformën, e ka treguar edhe përmes çadrës që ka vendosur aty në bulevard. Mos u habisni që edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve të ketë sulme dhe hakmarrje të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Dihet që ata nuk e duan reformën”, thonë burimet e kryesisë së PS.

“Nëse nuk do të jemi në drejtim të vendit edhe pas 18 qershorit, ta dini se ju do të jeni të parët që do të paguani hakmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne e kemi ndërtuar filozofinë tonë të drejtimit mbi reformën në drejtësi dhe do të bëjmë çmos që ajo të realizohet e zbatohet”, mësohet të ketë thënë Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028523206710815
array(1) { ["section"]=> string(82) "rama-tremb-ministrat-po-humbem-ju-te-paret-do-vuani-hakmarrjen-e-prokuroreve-71776" }