RAMA-TSIPRAS TAKIM PËR MARRËVESHJEN E DETIT, zbardhet axhenda e bisedimeve Kotzias-Bushati

Publikuar tek: politike, më 20:27 19-01-2018 RAMA-TSIPRAS TAKIM PËR MARRËVESHJEN E DETIT, zbardhet axhenda e bisedimeve Kotzias-Bushati

Zbardhet axhenda e bisedimeve midis ministrit të jashtëm grek Kotzias dhe ministrit Bushati.

Ky takim i tyre synon të mbyllë të gjitha çështjet problematike dypalëshe.

Axhenda është zbardhur nga Report TV dhe sipas saj mësohet se Tsipras i ka kërkuar Kotzias të kthehet me një marrëveshje të dakordësuar pasi pritet që do të firmoset në takimin Rama-Tsipras që do të mbahet në muajin prill. Në prill pritet të firmoset marrëveshja për shelfin kontinental që njihet si kufiri detar mes dy shteteve.

Sakaq, në axhendën e takimit Kotzias-Bushati, e zbardhur nga Report Tv mësohet se dita e parë e bisedimeve do të nisë me çështjet shqiptare siç janë ato për pronat e kishës ortodokse dhe statusi i tyre aktual.

Gjatë ditës së nesërme në tryezë do të jenë problematikat e listuara nga komuniteti grek që jeton në grup të vendit. Pala shqiptare do të kërkojë heqjen e pengesave në kufi të çamëve drejt Greqisë.

Kotzias është shprehur kundër ligjit të luftës mes dy vendeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095901489257812
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-tsipras-takim-per-marreveshjen-e-detit-zbardhet-axhenda-e-bisedimeve-kotzias-bushati-107200" }