Rama u lë detyrë organizatave: Rreziku më i madh është MASHTRIMI! Ilir Hoxholli të kujdeset që ‘haka të shkojë te i zoti’

Publikuar tek: aktualitet, më 12:19 30-12-2019 Rama u lë detyrë organizatave: Rreziku më i madh është MASHTRIMI! Ilir Hoxholli të kujdeset që ‘haka të shkojë te i zoti’ Rama, Naçi, Hajdari, Mema

Kryeministri Rama u ka kërkuar organizatave të bamirësisë që mblodhën fonde për tërmetin, si Elvis Naçi, Arbër Hajdari apo Marin Mema që të jenë në komunikim të vazhdueshëm me njerëzit pasi siç tha ai, rreziku më i madh në procesin e rindërtimit është mashtrimi.

‘Organizatat kanë një rol të rëndësishëm që ka të bëjë me komunikimin e njerëzve për ti bindur që kjo është zgjedhja më e mirë pasi një nga rreziqet e këtij procesi është mashtrimi, edhe mashtrimi administrativ duke shtuar në listë edhe familje që s’kanë fare nevojë, apo edhe për shkak të gabimeve njerëzore.

Ne s’duam të ndërtojmë më shumë sec është nevoja për të patur shtëpi bosh apo për të patur shtëpi që i marrin dhe i shesin. Organizatat duhet të organizojnë më shumë njerëz për këtë proces’, tha Rama ndërsa i la detyrë sekretarit të ministrisë së Rindërtimit, bamirësit Ilir Hoxholli që të kujdeset që ‘haka të shkojë te i zoti’.

‘Dhe Ilir Hoxholli në rolin e sekretarit duhet të ndërveprojë dhe përmes aplikacionit të transparencës të ndihmojë që në këtë proces të shkojë haka te i zoti dhe mos humbasim kohë’, u shpreh Rama në mbledhjen e qeverisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Mbledh 3 milionë turistë të huaj’, Rama: Do ta bëjmë Laçin si Korça dhe Tamara
Meta kërkoi anulimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Kushtetuesja nis shqyrtimin »
Article Logic
Execution time: 0.011512994766235
array(1) { ["section"]=> string(124) "rama-u-le-detyre-organizatave-rreziku-me-i-madh-eshte-mashtrimi-ilir-hoxholli-te-kujdeset-qe-haka-te-shkoje-te-i-zoti-190733" }