Partia Demokratike ka prezantuar sot programin ekonomik ku Lulzim Basha është shprehur se do të angazhohet që të rimëkëmbë ekonominë.
Pas prezantimit të planit të tyre, reagoi Rama i cili ironizoi programin duke thënë se i ngjan tramvajit të Tiranës.
“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011?Gjumë të ëmbël”,- shkruante Rama në postimin e tij.
Menjëherë ka ardhur reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i ka kërkuar Ramës që të qetësohet, pasi ky është vetëm fillimi.
Sipas tij, shqiptarët do ta largojnë Ramën me 25 prill.
"Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi.
E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill",- shkruan Bardhi.