Rama uroi Bajramin me xhaminë e Gjirokastrës, Vasili mbështet reagimin e Forumit për mbrojtjen e Trashëgimisë: Kultura ka mbetur në duar të sharlatanëve dhe profanëve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:23 11-08-2019 Rama uroi Bajramin me xhaminë e Gjirokastrës, Vasili mbështet reagimin e Forumit për mbrojtjen e Trashëgimisë: Kultura ka mbetur në duar të sharlatanëve dhe profanëve

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka shpërndarë reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore për tjetërsimin e një xhamie në Gjirokastër, të cilën kryeministri Rama e përzgjodhi për të uruar Kurban Bajramin.

Vasili shprehet se çatia origjinale e Xhamisë së Pazarit të Gjirokatrës është me rrasa guri të vendosura mbi njëra tjetrën ndërsa pas transformimit është veshur me mozaikë që përdoren për shtrimin e tualeteve apo vaskave të dushit.

Sipas Vasilit, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka plotësisht të drejtë kur thotë se trashëgimia kulturore ka mbetur në duar të sharlatanëve dhe profanëve.

Statusi i plotë:

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ka 1000% te drejte per tjetersimin bastardues dhe jo restaurues te xhamise se Pazarit ne Gjirokaster!

Catia origjinale eshte me rrasa guri te vendosura mbi njera tjetren kurse sharlatanet e veshin sikur te ishin pllaka qe mbulojne mure tualeti zyrash.

Forumi me shume te drejte ngre alarmin e zhberjes dhe shperfyrimit kryq e themel te vlerave kulturore ane e mbane vendit!

Forumi ka plotesisht te drejte kur pohon se trashegimia kulturore ka mbetur ne duar te sharlataneve dhe profaneve!

Forumi me mjaft te drejte tregon se kemi nje kryeminister thellesisht injorant dhe te pagdhendur!

Reagimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore:

Ky eshte nje turp - ta mbaje kush e ka bere!
Mire kryeministri se nuk ja ka idene ketyre gjerave, por Instituti i Monumenteve pse ka degraduar deri ne kete pike sa te tjetersoje teknikat shekullore mesdhetare te mbulimit?
Kjo eshte e tmerrshme! 
Po tjetersohen objektet me perfaqesuese te vendit dhe eshte hedhur ne plehra Karta e Restaurimit.
Forumi prej vitesh ngulmon qe duhen nderprere restaurimet, dhe te behen vetem punime konsolidimi te monumenteve ne rrezik, pasi ne ate Institut te mjeruar nuk ka me kapacitete profesionale.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076498985290527
array(1) { ["section"]=> string(171) "rama-uroi-bajramin-me-xhamine-e-gjirokastres-vasili-mbeshtet-reagimin-e-forumit-per-mbrojtjen-e-trashegimise-kultura-ka-mbetur-ne-duar-te-sharlataneve-dhe-profaneve-175026" }