Akuza të forta nga selia e Partisë Demokratike për kryeministrit Rama. Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj akuzoi Ramën se ka vendosur në krye të Partisë Socialiste në Shkodër “një bandit të njohur, autor vrasje”.
"Ai ka emëruar në krye të Partisë Socialiste në Shkodër, një bandit të njohur, një autor vrasje. Edi Rama ia ka besuar partinë socialiste në këtë zonë, Martin Cubit, i cili kur ishte kryetar komune, me 27 prill të vitit 2009, ka vrarë një shtetas. Ky person problematik, njihet nga të gjithë për aktivitetin kriminal dhe për rrezikshmërinë shoqërore që paraqet. Kjo është një e vërtetë e hidhur, që tregon se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi”, tha Alibeaj ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për protestën e nesërme.