Rama, Veliaj dhe Tahiri surprizojnë zyrtaren e Bashkisë Tiranë, i mbushin zyrën plot me lule (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:15 22-11-2016 Rama, Veliaj dhe Tahiri surprizojnë zyrtaren e Bashkisë Tiranë, i mbushin zyrën plot me lule (Foto)

Zyrtarja e Bashkisë së Tiranës duket se ka kaluar një ditë ndryshe sot.

Zyra e saj është mbuluar nga lulet dhe duket se është aq e rëndësishme sa edhe zyrtarë të lartë të shtetit i kanë dhuruar asaj buqeta me lule.

Bëhet fjalë pikërisht për Alketa Hilën, drejtoreshë e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Bashkinë e Tiranës e cila feston sot ditëlindjen.

Hila sapo ka përfunduar me sukses një operacion të vështirë ndaj edhe është ndjerë e përkëdhelur.

Mësohet se Hila ka marrë lule nga kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe shefi i qeverisë, Edi Rama të cilët shpeshherë kanë treguar se 's'të falin' kur vjen puna te surprizat dhe gjestet e xhentilesës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02130389213562
array(1) { ["section"]=> string(101) "rama-veliaj-dhe-tahiri-surprizojne-zyrtaren-e-bashkise-tirane-i-mbushin-zyren-plot-me-lule-foto-60324" }