Rama: Vitin tjetër do kemi bum turistësh kinezë, do hyjnë pa viza në “shengenin ballkanik”

Publikuar tek: politike, më 21:31 11-11-2019 Rama: Vitin tjetër do kemi bum turistësh kinezë, do hyjnë pa viza në “shengenin ballkanik”

Në Kryeministri është çelur sot një ekspozitë me rastin e 70-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës.

Gjatë fjalës së tij në këtë eveniment, kryeministri Edi Rama premtoi hyrjen pa viza të turistëve kinezë në “shengenin ballkanik”. Rama i referohet marrëveshjes me krerët e shteteve ballkanike si Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Mali i Zi për të krijuar një zonë zonë të lirë ekonomike dhe qarkullim të lirë të njerëzve në këto shtete, qe tashmë ka marrë emrin “mini-shengen ballkanik” ndërsa kritikët e quajnë si “mini-Jugosllavia”.

“Me çuarjen para të marrëveshjes së Shengenit Ballkanik ne besojmë se vitin tjetër do të kemi një bum turistësh kinezë, pasi në muajt në vijim do të dakordësojmë se për kinezët nuk do të jetë e nevojshme që të kenë më shumë se një pikë hyrëse në sensin e dokumentacionit dhe praktikisht në të gjithë zonën ku do të funksionojë marrëveshja do të jetë e mundur të lëviznin pa viza” tha Rama.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035367965698242
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-vitin-tjeter-do-kemi-bum-turistesh-kineze-do-hyjne-pa-viza-ne-shengenin-ballkanik-185531" }