Kryeministri Edi Rama ka vizituar së fundmi një tjetër biznes. Rama ishte këtë herë në sipërmarje të vogël të punimit të tekstilit.
Teksa pa nga afër mënyrën e operimit të punës, numri një i qeverisë mori edhe një dhuratë. Bëhet fjalë për një copë të qendisur me emrin e kryeministrit dhe emojin "Like" (pëlqej), duke marrë shkas edhe nga lidhja e ngushtë e tij me rrjetet sociale.
"MIRËMËNGJES dhe me një tjetër bisedë për uljen trefish të taksave për biznesin e respektuar të shumë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, që njësoj si kjo familje, nuk rrinë duke u ankuar e mallkuar në fejsbuk e në kafene, po krijojnë punë e vende pune dhe rrisin të ardhurat përmes punës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në diçiturë.