Rama viziton shkollën në Durrës dhe u përgjigjet kritikëve: Inxhinierëve të facebook-ut thanë se janë të vogla dritaret. Ahmetaj i propozon një tur

Publikuar tek: politike, më 11:34 22-09-2020 Rama viziton shkollën në Durrës dhe u përgjigjet kritikëve: Inxhinierëve të facebook-ut thanë se janë të vogla dritaret. Ahmetaj i propozon një tur Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar punimet në shkollën “Shaqe Mazreku” e cila po rindërtohet pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa ka inspektuar shkollën Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve të cilët i quan “inxhinierë facebook-u”, duke thënë se shkolla është fantastike dhe se dritaret nuk janë të vogla pasi në ambientet e shkollës ka goxha ndriçim.

Pjesë nga biseda e Ramës me Ahmetajn:

Rama: Ishin disa inxhinierë ata të facebookut që thonin se dritaret janë shumë të vogla. Por këtu ka ndriçim fantastik nga brenda dhe nga jashtë.

Ahmetaj: Kryeministër unë në mendoj  që të bëjmë një tur me të gjithë gazetarët dhe të tjerët që komentojnë në facebook  që të shohin të gjitha objektet e rindërtimit,  se kam lexuar në facebook që thonë po tregojmë të njëjtin objekt dhe kjo është cinike dhe qesharake. Mendoj të bëjmë një tur që ti shohin dhe ti prekin.

Rama: Me gazetarët po  se me atë që bëjnë komente në facebook jo se edhe po i soll edo thonë se është i njëjti oborr.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤ RINDËRTOJMË ? BASHKË ?Durrës - Në shkollën “Shaqe Mazreku” që po rilind më e madhe e më bukur për 711 nxënës dhe mësuesit, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane? Fëmijët dhë mësuesit e nëntëvjeçares "Shaqe Mazreku" në Durrës, do të rikthehen në nëntor në oborrin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar qysh prej vitit 1937, do të gjejnë një mjedis shkollor të denjë ?

Posted by Edi Rama on E martë, 22 Shtator 2020

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Opozita ‘nuk i ndahet’ ODIHR, i dërgon letër dhe kërkon përgjigje 'të shpejtë' për 5 çështje kyçe (E PLOTË)
Letra e Opozitës në Këshillin Politik, Gjiknuri s’pranon ta firmosë: Retorikë politike, sillni propozim konkret dhe i drejtohemi ODIHR »
Article Logic
Execution time: 0.010557174682617
array(1) { ["section"]=> string(152) "rama-viziton-shkollen-ne-durres-dhe-u-pergjigjet-kritikeve-inxhiniereve-te-facebook-ut-thane-se-jane-te-vogla-dritaret-ahmetaj-i-propozon-nje-tur-221228" }