Rama viziton të plagosurit te Trauma, thirrje gazetarëve: Mos përhapni alarm, jo çdo plasaritje përbën...

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 22-09-2019 Rama viziton të plagosurit te Trauma, thirrje gazetarëve: Mos përhapni alarm, jo çdo plasaritje përbën...

Kryeministri Edi Rama ka vizituar të plagosurit nga termeti që ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë fillimisht ka shprehur mirënjohjen për mjekët të cilët u rikthyen të gjithë në punë, ndonëse ishte ditë pushimi.

Po ashtu Rama u ka bërë thirrje gazetarëve të terrenit që të mos përhapin panik, pasi sipas tij jo çdo çarje e murit përbën rrezik.

"Ata që bëjnë kronikat nga terreni, të luajnë një rol të mos japin proporcione të panevojshme alarmi. Këtë gjë t'ja lëmë inxhinierëve. Që situata ka qenë e frikshme kjo nuk diskutohet. Po ju them përsëri se jo cdo gjë që duket në sipërfaqen e godinave është shenjë alarmi. Ndërtesat kanë fuga sizmike që janë enkas për këtë punë", tha Rama.

Më shumë nga fjala e kryeministrit:

Pavarësisht kohës së dhëniet së alarmit të gjithë janë nisur për të ardhur në pikat kyçe këtu te QSUT spitali i Durrësit dhe gjetkë, pa pritur tu vijë as njoftimi. Kështu që është një shprehje shumë domethënëse e vetëdijes dhe ndjenjës njerëzore. Fluksi i parë ishte i madh. Lavidi Zotit nuk ka qenë një goditje fatale dhe përgjithësisht plagët e marra, nuk kanë qenë ekstreme, por nga ana tjetër kujdesi ka qenë maksimal. Numri ka rënë fare. Secili prej atyre që vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve meriton të gjithë vëmendjen.

E mira nuk ka fund asnjëherë, por në këtë rast edhe falë fakti që nuk ka pasur goditje fatale gjithcka është kaluar mirë.

Është gjëja më legjitime se periudha pas tërmeteve të shoqërohet me ankth dhe patjetër me nevojën e madhe për t'ju komunikuar të gjithëve se duhet sa më shumë qetësi dhe durim sepse situata është e kapërcyeshme. Nuk kemi humbje njerëzish, nuk kemi dëmtime të banesave të atilla që të kenë lënë familjet pa streh. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen për plasaritjet e murit, sepse jo domosdshmërisht janë shenja kërcënuese.

Në kushtet që jemi duhet të marrim frymë të lehtësuar që ishte me kaq. Nga ana tjetër duhet të jemi në territor dhe kush e ka problem të qendrojë në shtëpi për arsye të frikës ka në dispozicion në Durrës shtretër, ose në Tiranë te qendrat e ngritura. Për momentin duhet ti shtrëngojmë radhët pranë njëri-tjetrit dhe të bëjmë cmos.

Ata që bëjnë kronikat nga terreni, të luajnë një rol të mos japin proporcione të panevojshme alarmi.

Këtë gjë t'ja lëmë inxhinierëve. Që situata ka qenë e frikshme kjo nuk diskutohet. Po ju them përsëri se jo cdo gjë që duket në sipërfaqen e godinave është shenjë alarmi. Ndërtesat kanë fuga sizmike që janë enkas për këtë punë. Për rastet kur ka shtesa që mund të manifestojnë jë situatë të natyrës së kërcënmit do të jemi aty.

Askush nuk do harrohet, cdokush do të mbështetet dhe do të kryhen të gjitha riparimet e nevojshme, por duhet pak durim. Nga ana tjetër nuk ka rrezik për sa i përket natyrës fizike të godinave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.081512928009033
array(1) { ["section"]=> string(106) "rama-viziton-te-plagosurit-te-trauma-thirrje-gazetareve-mos-perhapni-alarm-jo-cdo-plasaritje-perben-179376" }