Rama vjen me urgjencë nga Frankfurti dhe mbledh Qeverinë në mesnatë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:16 21-09-2019 Rama vjen me urgjencë nga Frankfurti dhe mbledh Qeverinë në mesnatë Mbledhja e Qeverise per situaten nga termetet ne mesnate

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur nga Frankfurti pas situatës emergjente dhe ka mbledhur me urgjencë Qeverinë.

Për shkak të situatës emergjente kryeministri menjëherë sapo ka mbërritur në Tiranë ka mbledhur kabinetin qeveritar dhe përfaqësuesit e shtabeve të emergjencave dhe të policisë në Kryeministri.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se qeveria do të jetë në dispozicion me kapacitete të plota gjatë gjithë kësaj faze post-traumatike për të gjithë qytetarët.

Pjesë nga fjala e Ramës:

'I uroj që të gjithë të lënduarve nga tërmeti shërim të shpejtë, do jemi në dispozicion me kapacitetet te plota gjatë gjithë kësaj faze post-traumatike.

Dua të falenderoj me gjithë zemër trupat e bluzave të bardha për gatishmërinë e madhe

dhe për organizimin e mirëfilltë dhe profesional.  

Po ashtu dua të përgëzoj edhe Ogertën (Manastirliun), pasi e ka kryer me shumë përgjegjësi detyrën e saj, në këto raste emergjencash si dhe për ndjekjen gjatë gjithë kohës të situatës që nga minuta e parë.

Më vjen mirë që ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave. Thithja e informacioneit në terren si dhe organizimi kapilar në të gjithë territorin.

Për shkak se unë nuk u gjenda këtu, pasi isha në mes të udhëtimit në SHtetet e Bashkuara, kam pasur mundësinë ta konstatoj këtë situatë nga i gjithë fluksi i informacioneve në kohë reale që ishin organizuar nëpërmjet WhatsApp-it.

Edhe për këtë gjë besoj se ia vlen të ndihemi të inkurajuar, duke ju falënderuar të gjithëve për gatishmërinë dhe sidomos për koordinimin e informacioneve, dëshiroj që me radhë edhe për ata që na ndjekin dhe e kanë të nevojshme që të jenë të informuar dhe tw lehtësohen sadopak padyshim nga stresi që vazhdon nga ai moment dramatik', tha gjatë mbledhjes me qeverinë kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032108068466187
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-vjen-me-urgjence-nga-frankfurti-dhe-mbledh-qeverine-ne-mesnate-179329" }