Rama, Vuçiç dhe Zaev takohen sot për Shengenin Ballkanik, Kosova nuk konfirmon pjesëmarrjen

Publikuar tek: politike, më 15:59 30-10-2020 Rama, Vuçiç dhe Zaev takohen sot për Shengenin Ballkanik, Kosova nuk konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim online me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ata do të jenë pjesë e konferencës së Mini-Shengenit Ballkanit në takimin që pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme, në kuadër të të iniciativës për bashkëpunim të avancuar rajonal.

Mësohet se mbledhja nuk do të jetë e aksesueshme për mediat. Takimi do të jetë i ngjashëm me ato që janë zhvilluar në Nish, Tiranë dhe Ohër. Deri në këto momente nuk është konfirmuar ende pjesëmarrja e Kosovës, pavarësisht se Zaev e përsëriti ftesën, pas vizitës së Kryeministrit Avdullah Hoti në Shkup.

Një prej pikave të marrëveshjes që u firmos në SHBA mes kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe atij kosovar Avdulla Hoti, ishte edhe ulja në tryezë për bisedimet e Shengenit Ballkanik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi me tritol ndaj gazetarit në Lezhë, PD: Rama frymëzon krimin të ngrejë dorë kundër gazetarëve
»
Article Logic
Execution time: 0.010685920715332
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-vucic-dhe-zaev-takohen-sot-per-shengenin-ballkanik-kosova-nuk-konfirmon-pjesemarrjen-225801" }