Rama zbardh takimin: Merkel mbështet luftën 'anti-KÇK', negociatat dhe shengenin rajonal, më premtoi se...

Publikuar tek: politike, më 17:15 27-01-2020 Rama zbardh takimin: Merkel mbështet luftën 'anti-KÇK', negociatat dhe shengenin rajonal, më premtoi se... Kryeministri Edi Rama, FB

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi “kokë më kokë” me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama tha se ishin tre çështjet kryesore që u diskutuan mes tyre; e para ajo e konferencës së donatorëve që do të mbahet në muajin shkur të Shqipëri, ku Rama tha se Merkel është angazhuar që konferenca të jetë sukses.

Një tjetër temë ishte ajo e integrimit të Shqipërisë. Edhe këtu Rama tha se ka marrë mbështetjen e kancelares gjermane, e cila ka rikonfirmuar qëndrimin e vitit të kaluar.

Së fundmi Rama tha se Merkel mbështet fort bashkëpunimin rajonal, si nisma e “shengenit rajonal”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Duke u kthyer nga Berlini dua t’ju informoj se takimi me kancelaren ishte pozitiv. Rindërtimi pas katastrofës së 26 nëntorit, qoftë në temën e integrimit europian, që kancelarja e diskutoi gjerësisht me mua, dhe qoftë në temën preferuar të saj, bashkëpunimin rajonal, diskutimi ishte tepër pozitiv.

Pse ishte pozitiv. E dimë fare mirë që konferenca do të ndihmojë por nuk do të mbushë të gjthë nevojën për rindërtim. Por kancelarja më dha disa kontakte dhe u angazhua që konferenca të jetë sukses. Kancelarja mori çdo detaj mbi planin tonë të financimit të brendshëm të rindërtimit.

Së dyti lidhur me integrimin europian, kancelarja jo vetëm e rikonfirmoi pozicionin e saj të vitit të shkuar, por edhe më konfirmoi se Gjermania do të përpiqet. Duhet punuar deri në ditën e fundit për të mos ulur ritmin e punës dhe për të dhënë rezultate domethënëse. Reforma në drejtësi dhe krijimi i SPAK janë rezultate kuptimplota që japin shpresë për të nesërmen në Shqipëri. Po ashtu ajo u shpreh pozitivisht për ligjin special dhe amendamentet speciale anti KÇK.

Lidhur me temën e rajonit, kancelarja e përsëriti mbështetjen e saj për nismën e shengenit rajonal. U angazhua në detaje lidhur me mbështetjet dhe kundërshtitë për këtë nisëm. Duke iu referuar linjës ajrore dhe asaj hekurudhore Prishtinë -Beograd, ishim në një mendje se ajo e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në rajonin tonë janë e vetmja rrugë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01658296585083
array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-zbardh-takimin-merkel-mbeshtet-luften-anti-kck-negociatat-dhe-shengenin-rajonal-me-premtoi-se-193309" }