Rama zbulon bisedën me Trump: Fola dy herë, kur dëgjoi 'Shqipëria' pati një reagim shumë pozitiv

Publikuar tek: politike, më 22:20 09-06-2017 Rama zbulon bisedën me Trump: Fola dy herë, kur dëgjoi 'Shqipëria' pati një reagim shumë pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë bisedën që pati me presidentin amerikan Donald Trump gjatë vizitës në Bruksel, me rastin e samitit të NATO-s.

Rama tha se me Trump kishte biseduar dy herë, dhe presidenti amerikan pati një përshtypje shumë të mirë kur dëgjoi të flitej për Shqipërinë.

Rama: Po fola nga afër, dy herë biles.

Po ca tha mo vëlla, të njifte?

Rama: Jo na prezantoi sekretari i Nato (ironi), po nuk është katundi anë embanë botës, dëgjon këta ti? Jo u takuam...shumë mirë. Folëm dy herë, një herë në fillim dhe një herë gjatë vizitës që bëmë në hollin e godinës së re të Natos. Herën e parë folëm për Shqipërinë për Rajonin.

Po dinte gjë, kishte dëgjuar gjë?

Rama: Ku binte Shqipëria?

Ai kur dëgjoi Shqipëria pati një reagim shumë pozitiv, “O Albania...ou”. Pastaj folëm si shkojnë gjërat. Fakti që Shqipëria është vend multi fetar.

Kur dolëm i thashë e di kush e ka bërë këtë ndërtesën e Natos? E kanë bërë arkitektët që kanë bërë Trump Tower në Çikago.

Ai s’dinte asgjë për ato që ke thënë ti te CNN?

Po s’ma dha përshtypjen...Ai nuk di gjë çfarë flet katundi. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030114889144897
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-zbulon-biseden-me-trump-fola-dy-here-kur-degjoi-shqiperia-pati-nje-reagim-shume-pozitiv-81910" }