Rama ZBULON grupin KÇK (Kap ca t'kapësh): Janë prokurorët dhe gjykatësit që s'do i shpëtojnë vettingut, t'i shpallim armiq

Publikuar tek: politike, më 12:36 09-10-2019 Rama ZBULON grupin KÇK (Kap ca t'kapësh): Janë prokurorët dhe gjykatësit që s'do i shpëtojnë vettingut, t'i shpallim armiq

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të shpallet në kërkim prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe prokurorë e gjyqtarë të tjerë.

Nga foltorja e Kuvendit Rama u shpreh se procesi i vetinguit do të vijojë edhe disa vite, ndërsa këta prokurorë dhe gjyqtarë duhet të shpallen armiq, duke i cilësuar edhe si grupi KÇK (Kap ca t'kapësh). 

"Ka ardhur koha të reagojmë të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjyqtërve që nuk e kanë kaluar vettingun që e dinë që nuk e kalojnë dhe q kanë nxjerrë edhe një tog fjalësh KCK (Kap ca t'kapesh): Këtë grupin KCK ky parlamet duhet ta shpallë grup në në kërkim. E them në mënyrë të drejptërjtë, me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu", tha Rama.

"Është e kotë t'i bëjmë njëri-tjetrit predikime dhe është kotë që nga tryezat e opozitës të ngrihemi këtu kundërqeverisë, dhe nga tryezat e qeverisë të ngrihemi dhe të justifikojmë. Procesi i Vettingut do kërkojë edhe disa vjet dhe nuk mund të lejojmë që prokuroi si ai në Durrës dhe plotë të tjerë si ata të bëjnë kërdinë me njerëzit. Nuk e mora telefonin që të lexoja një mesazh kur po hyja këtu. Marr mesazhe ose nga situata që ju i njihni", shtoi më tej kryeministri. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072882175445557
array(1) { ["section"]=> string(125) "rama-zbulon-grupin-kck-kap-ca-t-kapesh-jane-prokuroret-dhe-gjykatesit-qe-s-do-i-shpetojne-vettingut-t-i-shpallim-armiq-181364" }