Rama zbulon projektet e MËDHA: Në pranverë hapet Aeroporti i Kukësit, gati gara për Vlorën dhe Sarandën. Porti i ri i Durrësit do jetë investimi më i madh privat në Shqipëri (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 10:06 21-10-2020 Rama zbulon projektet e MËDHA: Në pranverë hapet Aeroporti i Kukësit, gati gara për Vlorën dhe Sarandën. Porti i ri i Durrësit do jetë investimi më i madh privat në Shqipëri (E PLOTË) Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka treguar pak më parë investimet për të cilat qeveria socialiste është duke punuar për të bërë të mundur finalizimin e tyre, ndërsa ka treguar dhe planet për projektet e tjera që do të vijojnë edhe pas pranverës 2021, nëse ai merr mandatin tjetër.

Në konferencë bashkë me ministren Balluku, Rama tha se Aeroporti i Kukësit ka filluar të marrë formë dhe në pranverë kuksianët e parë do të zbresin në qytetin e tyre për të votuar PD. Gjithashtu, kryeministri u shpreh se së shpejti fillon puna për hapjen e procedurave të mbetura pezull nga pandemia për Aeroportin e Vlorës dhe atë të Sarandës.

Në planet e kryeministrit janë dhe ndërtimi i tre porteve të reja, atij të Durrësit, Vlorës e Sarandës. Për Durrësin Rama tha se aty do të bëhet investimi më i madh privat në Shqipëri.

Fjala e plotë e Ramës:

Gjithë aeroporti i ri ka filluar të marrë formë dhe pse faza përmbyllëse e punimeve dhe fillimi i operimeve do të kërkojë disa muaj. Jemi duke, cdo ditë dhe në fakt për hir të vërtetës, dita ime nis me telefonatën me ministren në mëngjes dhe mbyllet natën vonë po me ministren, për të çarë shtegun e mbyllur nga pandemia për Aeroportin e Vlorës. Sic e dini momenti i garës është ndërprerë në momentin e mbylljes së përgjithshme në pranverë. Do hapet aty ku është mbyllur.

Me të mbyllur procesin e Vlorës, sapo gara të mbyllet, do jemi gati të lançojmë projektin për aeroportin e Sarandës. Ai është më i vogël, natyrisht me një impakt staregjik për turizmin. Ne kemi besimin se nëse Vlora do jetë sukses në aspektin e pjesëmarrjes... ajo do jetë strategjike dhe në funksion të Sarandës.

Me këto katër aeroporte në hymë në një epokë të re me impakt për Shqipërinë dhe Kosovën. Përsa i përket infrastrukturës portuale, së shpejti do fillojmë me Protin e Durrësit. Ne do fillojmë punën për zhvendpsjen e tij. Ai është një infrstrukturë e dal kohësh prej kohësh. Me standarte mjedisore pothuajse zero. Patjetër, ajo është një infrastrukturë që ka potencial të jashtëzakonshëm për turizimin, ne jemi në diskutim me shtete që herët do të arrijmë të kemi një marrëveshje shtetërore, për të sjell aty një investim që do jetë investimi më i madh privat në Shqipëri. Natyrisht me një formulë bashkëpunimi me shtetin.

Ndaj në ditët në vazhdim do të fillojmë zhvendosjen e portit dhe do të hedhim në garë portin e ri të Durrësit. Kemi shumë kërkesa dhe jemi të bindur se do funksionoj. Po kështu do bëjmë dhe me Vlorën. Porti ekzistues është një infrastrukturë arkeologjike, me impakt negativ që prek drejtpërdrejt qytetin. Zhvillimi i Lungomares përgjatë gjithë btregdetit, përfshin dhe një port turistik për të krijuar një kanal të ri kontakti, si për Durrësin. Dhe për Vlorën jemi gati, ku do të sistemojmë me standarde bashkohore portin e shërbimeve në anën tjetrë.

Dhe e fundit, në pak javë do japim gjithë autorizimet, për portin e tretë, atë të Sarandës. Ai do jetë dhe i pari që do të fillojë. Kemi marrë një propozim fantastik. Shqipëria do hyjë shpejt në një hartë ku ka munguar me dekada. Që është harat e detit, harta e ekonomisë së detit. Ne besojmë që aeroporti i Kuksit do jetë operacional në pranverë. Kam thënë që 120 vota për PD do ti sjell me avion nga Londra. I ftoj që të mbledhin kredite duke sharë sa më shumë, se do fluturopjnë falas dhe zbresin në Kukës të votojnë për PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama nxjerr shifrat për bujqësinë: U rrit me 175% mbështetja financiare gjatë 7 viteve
Rama ‘shpërthen’ për detin ndaj Metës dhe Berishës: Bëjnë si shqiptarë por janë plaçkitës të lindur. Mediokër që e duan Shqipërinë plaçkë »
Article Logic
Execution time: 0.011023998260498
array(1) { ["section"]=> string(185) "rama-zbulon-projektet-e-medha-ne-pranvere-hapet-aeroporti-i-kukesit-gati-gara-per-vloren-dhe-saranden-porti-i-ri-i-durresit-do-jete-investimi-me-i-madh-privat-ne-shqiperi-e-plote-224538" }