Rama zgjedh të besuarin e tij, ja kush do e ndjekë fushatën e PS në Durrës për zgjedhjet e 2021

Publikuar tek: politike, më 17:49 21-09-2020 Rama zgjedh të besuarin e tij, ja kush do e ndjekë fushatën e PS në Durrës për zgjedhjet e 2021 Rama - personi me rreth të kuq Ardian Çela

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në selinë e PS një mbledhje për rreth dy orë me drejtuesit politikë të qarqeve.

Në fokus të këtij takimi ishin zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të ardhshëm. Burime bëjnë me dije se në mbledhje ka marrë pjesë edhe Ardian Çela, administrator i përgjithshëm i OSHEE. Sipas burimeve, është pikërsht Çela ai që është caktuar nga Rama drejtues politik i qarkut Durrës. 

Çela u përfol si një nga njerëzit për të qenë kandidat për postin e kryebashkiakut të Durrësit, raporton neësbomb.al. Kujtojmë se më parë Çela ka mbajtur detyrën e nenkryetarit të Bashkisë, përpara se të thirrej nga Rama në postin e administratorit të OSHEE.

Duhet të kujtojmë, se është ndër drejtorët e vetëm që nuk u prek nga reforma “Rama” për drejtorët e përgjithshëm. Dhe nën drejtimin e tij, OSHEE, ka njohur rritje të administrimit të financave të saj, por edhe të menaxhimit në terren.

Më herët kur Rama caktoi gjatë një mbledhjeje në Elbasan drejtuesit e qarqeve, në Durrës duke qenë se Vangjush Dako ishte "përjashtuar", Rama vendosi të ishte ai drejtuesi politik në qytetin bregdetar.

Çfarë ndodhi sot në mbledhje?

Rama u ka kërkuar drejtuesve socialistë në qarqe që vëmendja e tyre të jetë te qytetarët, duke iu shërbyer sa më mirë të jetë e mundshme.

Burime nga brenda mbledhjes konfirmojnë se u dorëzuan analiza për punën e drejtuesve të institucioneve.

Rama ka thënë se duhen rishikuar drejtuesit e institucioneve që nuk kanë dhënë rezultate dhe të ndryshohen ata që nuk punojnë. Sipas Ramës, kush nuk ka dhënë performancë të mirë të zëvendësohet dhe të bëhet evidentimi i drejtorëve që kanë ofruar shërbim tek qytetarët.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010905027389526
array(1) { ["section"]=> string(101) "rama-zgjedh-te-besuarin-e-tij-ja-kush-do-e-ndjeke-fushaten-e-ps-ne-durres-per-zgjedhjet-e-2021-221154" }