“Rama zgjodhi të përplaset me popullin”, kërcënon Basha: Jemi në gjendje të rëndë grushti shteti

Publikuar tek: politike, më 19:11 15-05-2019 “Rama zgjodhi të përplaset me popullin”, kërcënon Basha: Jemi në gjendje të rëndë grushti shteti

Lulzim Basha thotë se Shqipëria ndodhet në gjendjen e një “grushti shteti”, pasi qeveria “mafioze e Rilindjes” ka asgjësuar një sërë institucionesh të rëndësishme, si gjykata Kushtetuese, dhe ka kapur të tjerat.

Basha lëshoi akuza të rënda për kandidatët socialistë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke i quajtur si “përdhunues, mafiozë, kriminelë apo vegla të bandave mafioze”.

Ai tha se vetëm në Dibër, Ymer Lala ka zgjedhur dy kandidatë Bashkie. Kryedemokrati Basha paralajmëroi Ramën se ka zgjedhur të hyjë në një kurs të përplasjes me popullin, duke shtuar se kjo përballje do të jetë pa kthim derisa të arijë të mposhtë kriminelët në pushtet.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Shqyrtuam gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi, pas agjsësimit të gkytatës kushtetuese, sot e gjithë shqipëria dhe e gjithë bota ka kuptuar se ku fshihet makthi i edi ramës,

Në vend që të hapë rrugën, Edi Rama ka përcaktuar një kurs të përplasjes me popullin. Në gjysmën e Bashkive të vendit do të ketë kandidatë kupola e Rilindjes, vrasës, përdhunues, kandidatë të zgjedhur me dorë nga Avdylajt në Shijak, në Dibër, të zgjedhurit nga Ymer Lala, që është një nga protagonistët e dosjes 184. Edhe formalisht, vendi është me një regjistër të gjendjes civile të masakruar. Regjistri i adresave është i masakruar mbi 1.4 milion shqiptarëve u kanë skaduar kartat e identitetit. Dako nuk kandidon dot vetë se është duke diskutuar si do t’i shpëtojë hetimeve.

Do të thotë se që nga ky moment, përballje me të gjitha format dhe mënyrat. Një përballje pa kthim me ushtarët e juntës dhe kriminelët në pushtet. Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje, do të jetë shërbëtor i krimit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021636962890625
array(1) { ["section"]=> string(99) "rama-zgjodhi-te-perplaset-me-popullin-kercenon-basha-jemi-ne-gjendje-te-rende-grushti-shteti-164459" }