Kryeministri Edi Rama është surprizuar sot kur e ka gjetur veten të përmendur në librin e ri të Alister Campbellit, specialist i komunikimit politik në Angli.
‘’Mirënjohësisht i surprizuar nga përfshirja në librin e ri të Alister Campbell, njeriu që ndryshoi botën e komunikimit politik dhe luajti rol kyç në lindjen e Neë Labour; partia e rilindur laburiste që ndryshoi Anglinë po edhe kuptimin e të majtës nën lidershipin e Tony Blair’’, shkruan Rama sot në ‘’Facebook’’
Campbell ka shkruar për kryeministrin Rama në librin ''Fituesit, si ia dalin mbanë ata''. Campbell shkruan për Nelson Manda, Bill Clinton, Tony Blair, Angela Merkel, Kevin Spacey e shumë të tjerë. Në videon prezantuese, autori ka zgjedhur edhe plane të Edi Ramës.