Ramës nuk i dalin nga mendja inceneratorët, publikon videon ku përpunohen mbetjet

Publikuar tek: politike, më 09:32 25-10-2020 Ramës nuk i dalin nga mendja inceneratorët, publikon videon ku përpunohen mbetjet

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një video ku shpjegon sesi në Singapor, mbeturinat mblidhen dhe përpunohen në incenerator.

Në video shpjegohet i gjithë procesi që nga mbledhja e mbeturinave, djegia e tyre duke filtruar tymin që të mos jetë toksik dhe se energjia e gjeneruar nga djegia përdort për të gjeneruar energji elektrike.

“MIRËMËNGJES dhe me këto 200 sekonda shumë të këndshme ju uroj një të dielë të bukur,” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që kjo video vjen pas akuzave të shumta që janë bërë ditën e fundit për inceneratorët, duke theksuar se PD ka dërguar edhe paditë në SPAK.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Unë, Sali Berisha dhe Carlo Bollino’, shkrimi i Alfred Pezës që u rikthye sërish në debat pas dy vitesh
»
Article Logic
Execution time: 0.010138988494873
array(1) { ["section"]=> string(87) "rames-nuk-i-dalin-nga-mendja-inceneratoret-publikon-videon-ku-perpunohen-mbetjet-225059" }