Ramos provokon Salah-në (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 12:38 31-08-2018 Ramos provokon Salah-në (VIDEO)

Shorti i një dite më parë ku u zgjodhën grupet e UEFA Championsit pati edhe disa momente të tensionuara.

Përveç polemikave për mungesën e vlerësimit të Cristiano Ronaldos, i mposhtur nga ish-shoku i tij i skuadrës Modriç, pati edhe një zhvillim jo të këndshëm mes Salah dhe Sergio Ramos.

Raporti ndërmjet dy lojtarëve nuk ka se si të jetë I mirë pas ndërhyrjes që Sergiu Ramos bëri ndaj Salah në finale e Champions League këtë vit, ku egjyptiani u detyrua ta lërë lojën nga minutat e para të takimit pas dëmtimit qe mori në shpatull.

Pasi zbriti nga podiumi me çmimin e “mbrojtësit më të mirë” të Championsit të kaluar, Ramos mendoi të “përshëndeste” egjiptianin që ishte ulur në radhën e parë, me një prekje në shpatull, e interpretuar nga shumëkush si provokim.

Një gjest që nuk u vlerësua nga Salah, i cili mbeti totalisht pasiv.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02354907989502
array(1) { ["section"]=> string(36) "ramos-provokon-salah-ne-video-132749" }