Ramush Haradinaj e përsërit sërish përpara Ramës dhe Thaçit, prezent edhe Bill Clinton: Vuçiç ta njohë Kosovën me këta kufinj

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 12-06-2019 Ramush Haradinaj e përsërit sërish përpara Ramës dhe Thaçit, prezent edhe Bill Clinton: Vuçiç ta njohë Kosovën me këta kufinj

Kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve me rastin e ceremonisë të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, ka deklaruar se Kosova është e gatshme që të pajtohet me Serbinë.

Haradinaj u shpreh se paqen e bëjnë të guximshmit, andaj Kosova sipas tij ka guxim që të pajtohet me Serbinë.

Më tej kreu i qeverisë i ka bërë thirrje Serbisë dhe liderit Vuciç që ta njohin Kosovën në kufijtë aktualë.

Kjo thirrje e përsëritur e Haradinajt vjen në një moment ku përballë tij ndodhesin presidenti Hashim Thaci, dhe kryeministri Edi Rama me të cilët ka patur përplasje sa i përket kësaj çështjeje.

Ndërsa prezent është edhe ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton. “Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtu me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe Vuciçit që ta njohë Kosovën në kufijtë aktual. Në mënyrë që ne të qeverisim, të punojmë më shumë, në luftimin e korrupsionit, forcimin e vendit dhe ligjit në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj para të pranishmëve.

“Kosova është e gatshme me u pajtu dhe si e tillë i bënë thirrje për pajtim Serbisë”.

Ndërkohë, më tej  kryeministri, ka falënderuat ish-presidentin amerikan, Bill Clinton si dhe sekretaren Albrighti për ndihmesën që i kanë dhënë Kosovës ndër vite.

“President Clinton, jeni në shtëpinë e juaj. Zoti e bekoftë Kosovën. Ju me avionët tuaj i ndalet trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull ju falënderojmë gjithë jetën”, ka deklaruar në fund, Ramush Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025362968444824
array(1) { ["section"]=> string(130) "ramush-haradinaj-e-perserit-serish-perpara-rames-dhe-thacit-prezent-edhe-bill-clinton-vucic-ta-njohe-kosoven-me-keta-kufinj-167937" }