Ramush Haradinaj reagon menjëherë pas rrëzimit të qeverisë Kurti: Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë

Publikuar tek: rajon, më 00:55 26-03-2020 Ramush Haradinaj reagon menjëherë pas rrëzimit të qeverisë Kurti: Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pas rrëzimit të qeverisë Albin Kurtit, me 82 vota pro mbrëmjen e sotme.

Haradinaj shkruan se votimi i mocionit të mosbesimit tregoi që Kushtetuta dhe Kuvendi i Kosovës funksionojnë.

“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, shkruan Ramush Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se, mbrëmjen e sotme me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kosovës kanë votuar mocionin e mosbesimit të inciuar nga aleati i Albin Kurtit në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës, duke rrëzuar qeverinë.

Lexo edhe: Kuvendi i Kosovës voton mocionin e mosbesimit, rrëzohet qeveria Kurti

Lexo edhe: Albin Kurti zyrtarisht kryeministri më jetëshkurtër në historinë e Kosovës

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084319114685059
array(1) { ["section"]=> string(117) "ramush-haradinaj-reagon-menjehere-pas-rrezimit-te-qeverise-kurti-kushtetuta-dhe-kuvendi-ne-kosove-funksionojne-200100" }