Ramush Haradinaj takohet rastësisht me Bashën në Gjakovë

Publikuar tek: politike, më 19:55 05-06-2015 Ramush Haradinaj takohet rastësisht me Bashën në Gjakovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar ditën e sotme në qytetin e Gjakovës me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ashtu siç edhe thotë Haradinaj, takimi me Bashën ishte krejt spontan dhe miqësor.

“Diskutuam për situatën në të dy vendet tona e, gjithsesi, që temë ishte edhe fushata zgjedhore në Shqipër, ku shfrytëzova rastin të ftoj për një fushatë të qetë dhe demokratike”, shkruan kreu i AAK, Haradinaj ndërsa bën me dije se temë kryesore e debatit ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Temë kryesore e këtij takimi shumë të afërt e miqësor ishte vazhdimi i bashkëpunimit midis dy vendeve dhe mbështetjes së ndërsjellë midis dy partive tona”, njofton Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019798994064331
array(1) { ["section"]=> string(62) "ramush-haradinaj-takohet-rastesisht-me-bashen-ne-gjakove-12791" }