‘Ramzi dorëzohu, s’je i përjetshëm’, Lefter Maliqi thirrje Ramës: Voto marrëveshjen historike të 5 qershorit, lëre aktrimin…

Publikuar tek: politike, më 18:34 10-07-2020 ‘Ramzi dorëzohu, s’je i përjetshëm’, Lefter Maliqi thirrje Ramës: Voto marrëveshjen historike të 5 qershorit, lëre aktrimin… Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi është një nga 6 deputetët e opozitës parlamentare që deklaroi votën e tij pro marrëveshjes së Reformës Zgjedhore të 5 qershorit.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Rama ta votojë sa më shpejt këtë marrëveshje të cilën e quan historike, ndërsa thotë se kryeministri duhet ta lërë aktrimin dhe përdorimin e disa deputetëve të opozitës së re.

Maiqi thotë se Rama ka frikë nga koalicionet dhe nga humbja që e pret, ndërsa e krahason me ish-diktatorin kinez Mao Ce Dun.


“Fletërrufe per Mao-n e Rilindjes...Ramzi dorezohu, s'je i perjetshem!Mos shih endrra se rotacioni eshte si qarkullimi i gjakut, jo si trompoza qe pesoi Gadafi. Ramzi po e peson si gomari i rraskapitur qe se donte askush me..Fikacak i pamoral, i trembur, peng i krimit.

Ke frike nga koalicionet? Pse ke frike nga humbja e sigurt qe te pret? Ku je ti trim qe ke aleance me shqiptaret, qe je cjerr neper media me aktrimin tend te peshtire? Nga kush ke frike per humbjen, nga koalicioni opozitar, nga zhgenjimi i socialisteve te ndershem , nga miqte e bashkpunetoret qe i shite, apo nga oligarket bandat qe te kane marre peng?

Ramzi po te ndodh si gomari i drobitur qe e hodhen ne pus dhe " miqte " e tij i hidhnin rere me lopata dhe i bertisnin " rrotullohu, rrotullohu" qe te shkundej rera e te dilte nga pusi., por e degjonte si "rotacion" dhe renkonte "ah me lane te mbytem qelbesirat".., por gomari me shume mundime doli nga pusi por duke renkuar ngordhi duke thene me ze te ulet; edhe ju qe me hodhet ne pus dhe me mbuluat me rere fatin tim dhe me keq do te keni...lopatat me rere ja hidhnin tao, liza, mamica,e ...f... dhe ne krye qendronte lali qe donte ta hiqte qafe sa me shpejt.. por dhe pandemiu i hidhte rere me grushta se bashku me miun....

I bej thirrje samarit mos te rrije me gomarin se po e peson si Maoceduni, ne vepren e vet “ Roli i PK kineze ne Revolucionin Boteror” tetor 1938; Mao Tse Tung shkruante; lideret politike ( komuniste) duhet te jene te shkrire me masat, te jene nxenes brenda tyre por ne te njejten kohe edhe mesues te tyre.

Mao E. (D)rama as me mesimdhenien e as me mesimnxenien s’ka lidhje; masat i sheh si dhe lideri kinez si turma te cilave thjesht duhet tu marresh c’te mundesh, t’i shtrydhesh e shtypesh der ne palce, por kurrsesi te jesh pjese e tyre apo tu mesosh gje.

Terhiqu Ramzi voto marreveshjen, leri djallezite frikacak, ske gare me opoziten parlamentare por ke gare me opoziten legjitime dhe me socialistet e shqiptaret e zhgenjyer nga tepsia, timoni yt, nga krimi, korrupsioni, droga, varferia, cpopullimi, papunesia, pasiguria, kap ja e institucioneve, paaftesia, papergjegjshmeria e Rilindjes tende si sekti me i keq kriminal.

Voto marreveshjën historike te 5 Qershorit pa asnje ndryshim, lere aktrimin dhe perdorimin e disa deputeteve te tu dhe te opozites se re per ta bllokuar marreveshjen, mos bej trimin me nderkombtaret, opozitaret e Shqiptaret, se ste bejne trim as miliardat, pasurite e shqiptareve, as karrigia, as oligarket, as bandat. Ato vetem te afrojne me ankthin, prangat, dhe fundin e tmerrshem si cdo diktator”, shkruan Lefter Maliqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010806083679199
array(1) { ["section"]=> string(124) "ramzi-dorezohu-s-je-i-perjetshem-lefter-maliqi-thirrje-rames-voto-marreveshjen-historike-te-5-qershorit-lere-aktrimin-213465" }