Ranë në grykëderdhjen e Vjosës, gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve (EMRAT+FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 24-04-2017 Ranë në grykëderdhjen e Vjosës, gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve (EMRAT+FOTO) Djathtas Elson Kerri

UPDATE/Pasi u gjet trupi i pajetë i Elson Kerrit, vetëm pak minuta më parë është nxjerrë nga lumi trupi i pajetë i Lorenc Dokos të mbytur në Vjosë.

 Elson Kerri 37 dhe Lorenc Doko 32 vjeç, kanë dalë mbrëmjen e djeshme në lumin Vjosë për të peshkuar me një varkë të vogël, por pastaj humbën kontaktet.

Kanë qenë peshkatarët e tjerë ata të cilët sinjalizuan policinë. Fatkeqësisht  dy të rinjtë kanë rënë në grykëderdhjen e Vjosës duke humbur jetën tragjikisht.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Në grykëderdhjen e lumit "Vjosë" pranë fshatit Dëllenjë, gjenden trupat e pajetë të dy peshkatarëve.

Policia ka bërë identifikimin Qe tyre dhe rezulton se trupat i përkasin shtetasve:

1-  E.K., 37 vjeç, banues në Novoselë, i cili u gjet ditën e sotme rreth orës 09:20 nga peshkatarët e zonës.

2- F.D., 41 vjeç, banues në Novoselë, i cili u gjet i mbytur rreth orës 11:06, në kërkim e sipër nga Policia Vendore në bashkëpunim me atë Kufitare, Delta Force dhe Polumbaret e Pashalimanit.

Këta shtetas kishin humbur kontaktet që ditën e djeshme me familjarët e tyre, pasi kishin dalë për peshkim në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të mbytjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr në azilin e pleqve në Poliçan, humbin jetën dy persona
Skandal ekologjik në qendër të Rrëshenit, shikoni ç’ka ndodhur mbrëmë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011231899261475
array(1) { ["section"]=> string(87) "rane-ne-grykederdhjen-e-vjoses-gjenden-trupat-e-pajete-te-dy-te-rinjve-emrat-foto-76218" }