Raport/ Serbia dhe Maqedonia të parat në Botë për vende të reja pune, Shqipëria s’është në listë

Publikuar tek: ekonomi, më 09:21 18-08-2016 Raport/ Serbia dhe Maqedonia të parat në Botë për vende të reja pune, Shqipëria  s’është në listë

Sipas raportit të Institute for Business Value (IBV), Maqedonia dhe Serbia renditen të parat në botë përsa iu përket krijimit të vendeve të reja të punës nga investimet e huaja.

Ndërsa në Shqipëri edhe pse investimet kanë patur një vlerë prej 900 milionë euro në vititin 2015, kjo s’ka ndikuar aspak në hapjen e vendeve të reja të punës.

“E vogël është e mrekullueshme”, thuhet në raport. “E matur në mënyrë relative me madhësinë e popullsisë, Maqedonia kryeson sërish listën, e ndjekur nga Serbia.

 Të dy këto vende të Ballkanit kanë parë investime të rëndësishme hyrëse në fushën e aktiviteteve përpunuese. Duke u pozicionuar fuqimisht në sektorë të tillë si transporti dhe pajisjet elektrike, ato ofrojnë avantazhe të larta krahasuese në krahasim me konkurrentët e Europës Lindore dhe Qendrore. Me zona urbane, si Beogradi, që ofron mundësi të rëndësishme për sa u përket kostove, rajoni mund të shohë më shumë investime”, thuhet në raport.

Raporti thekson se performanca e fortë e Ballkanit Perëndimor është e përforcuar më tej nga renditja në 20-ëshe e Bosnjë-Hercegovinës, investimet hyrëse të së cilës u dyfishuan në vitin 2015.

Shqipëria karakterizohet nga investime të larta të huaja në vlerë absolute, por që sjellin realisht pak efekt në ekonomi. Në 2015-n, rreth 40% e tyre vinin nga sektori i hidrokarbureve, që kishin të bënin kryesisht me hapjen e puseve të reja, pa efekt direkt në punësim, rritjen e kapitalit të bankave (edhe ky pa efekt direkt në punësim) dhe në telekomunikacione, kryesisht marrjen e licencave 3G.

Të vetmet investime që po gjenerojnë vende pune janë HEC-i i Devollit dhe punimet për gazsjellësin TAP.

Megjithatë, një pjesë e nënkontraktorëve (përveç kompanive të rrugëve) janë të huaja, që i sjellin punonjësit me vete.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016551971435547
array(1) { ["section"]=> string(100) "raport-serbia-dhe-maqedonia-te-parat-ne-bote-per-vende-te-reja-pune-shqiperia-s-eshte-ne-liste-50074" }