KED i ka përcjellë sot Kuvendit listën me renditjen përfundimtare të 5 kandidatëve për kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Gjithashtu i janë dërguar Kuvendit edhe raportete e arsyetuara për secilin kandidat.
Në listën që kryesohet nga Artur Metani me 89.6 pikë, i ndjekur nga Sokol Stojani me 89 pikë, kandidatët janë vlerësuar në bazë të meritave profesionale dhe meritave morale.
Vlerësimi për çdo kandidat është kryer nga secili anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Më poshtë përmbledhja e pikëve për secilin kandidat.
1.Artur Metani
2.Sokol Stojani
3.Joana Asimi Sorraj
4.Eris Hysi
5.Lindita Troja