Raportet Izrael-Palestinë, Pompeo: SHBA ka një plan afatgjatë për paqen në Lindjen e Mesme

Publikuar tek: bota, më 18:48 06-09-2019 Raportet Izrael-Palestinë, Pompeo: SHBA ka një plan afatgjatë për paqen në Lindjen e Mesme Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka deklaruar ditën e sotme se Administrata Trump do të zbulojë planin e saj  për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Lindjen e Mesme dhe në raportet Izrael-Palestinë në javët e ardhshme.

'Unë mendoj se në javët e ardhshme ne do të bëjmë me dije vizionin tonë për paqen afatgjatë në Lindjen e Mesme', tha Sekretari i Shtetit, Pompeo.

Këto komente Pompeo i bëri pas një fjalimi në Universitetin Shtetëror të Kansasit në Manhattan.

Ndërkohë javën e kaluar i dërguari i Ëashingtonit në Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, tha se SHBA do ta bëjë me dije të gjithë planin e saj para zgjedhjeve të 17 shtatorit në Izrael.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012943029403687
array(1) { ["section"]=> string(95) "raportet-izrael-palestine-pompeo-shba-ka-nje-plan-afatgjate-per-paqen-ne-lindjen-e-mesme-177552" }