Instituti i Studimeve Politike publikon Raportin me titull “Parlamenti në Kohën e Krizës”, një monitorim i Kuvendit gjatë periudhës Janar-Gusht 2019, që sjell të dhëna interesante mbi aktivitetin e deputetëve shqiptarë, si atyre të maxhorancës, prurjeve të reja dhe opozitarët që dogjën mandatet.
Sipas të dhënave të mbledhura dhe analizuara nga ky raport, për periudhën e monitoruar rezulton se si nga opozita dhe maxhoranca deputetet gra kanë qenë më aktive.
“Klasifikimi i deputetëve sipër nivelit të efektivitetit 2019, tregon se deputetët më efektivë në këtë sesion parlamentar ishin Vasilika Hysi (PS), Myslim Murrizi (DEM), Ilir Beqaj (PS) dhe Rudina Hajdari (DEM). Në tërësi deputetët e karrierës politike patën më shumë aktivitet dhe ishin më efektivë sesa shumica e atyre që vijnë nga biznesi apo që përbëjnë prurje të reja më 2017 dhe 2019. Nga prurjet e reja ishin më aktivë Ralf Gjoni dhe Lefter Maliqi, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre nuk arritën të lënë gjurmë në memorien parlamentare”, bën me dije Raporti.
Ajo që bie në sy është se edhe nga Partia Demokratike, megjithëse jashtë parlamentit, stafetën e deputetëve më efektivë e mbajnë dy gra, Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku.
“Nga deputetët e opozitës që dorëzuan mandatet edhe këtë vit më të suksesshmit ishin Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku. Zonja Tabaku edhe në aktivitetin politik të opozitës jashtë parlamentit, gjatë periudhës shkurt-gusht 2019, rezulton se mbetet ish-deputetja më aktive edhe në aktivitetin partiak”, thuhet në Raportin e ISP.
Sa i përket LSI-së, ndryshimi në hierarki është minimal.
Konkretisht, Petrit Vasili, Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj vijuan të ishin deputetët më aktivë në parlament gjatë periudhës janar-shkurt 2019.
Grupi “Demokrat”, deputetët e rinj dhe ata që nuk dogjën mandatet, dominon Murrizi dhe Hajdari
Deputetët pa grup parlamentar
Grupi “I pavarur” i deputetëve