Raporti i Bankës Botërore, ja si paraqitet Shqipëria: Është rritur forca e punës me 2.3%, por varfëria mbetet e lartë (TË DHËNAT E BB-SË PËR VENDIN TONË)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:39 09-10-2019 Raporti i Bankës Botërore, ja si paraqitet Shqipëria: Është rritur forca e punës me 2.3%, por varfëria mbetet e lartë (TË DHËNAT E BB-SË PËR VENDIN TONË) Tirana

Banka Botërore paraqiti të dhënat e performancës së ekonomisë shqiptare në pjesën e parë të vitit 2019.

Në raportin ‘’Ndryshimet ekonomike në Europë dhe Azinë Qendrore’’, BB-ja ka paraqitur dhe indekset ekonomike për Shqipërinë në lidhje me GDP-në, punësimin, rritjen e rrogave etj. Aty thuhet se Shqipëria ka shtuar punësimet në sektorin e turizmit, tregtisë dhe transportit, por rritja ekonomike është ngadalësuar rritja e ekonomisë.

Në pjesën për vendin tonë shkruhet se ‘’Punësimi vazhdon të rritet, pavarësisht se ngadalësimi i rritjes ekonomike solli rënie të shpejtësisë së uljes së papunësisë, ndërsa varfëria ka mbetur në vend. Rritja e punësimit ra nga 3% në vitin 2018 në 2.4% në gjysmën e parë të vitit 2019. Ndërsa janë krijuar vende të reja pune në sektorin e shërbimeve, punësimi në bujqësi ka rënë. Forca e punës u rrit me 2.3 % në 2018 me diferencë të madhe midis femrave dhe meshkujve. Kurse papunësia arriti një rekord të ulët në 11.5%. Të ardhurat nga fuqia blerëse mesatarisht me 3.3% sidomos në tregti, transport dhe turizëm. Varfëria mbetet e lartë, rreth 34.6% e shqiptarëve jetojnë me 5.5 dollarë në ditë.’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035866022109985
array(1) { ["section"]=> string(154) "raporti-i-bankes-boterore-ja-si-paraqitet-shqiperia-eshte-rritur-forca-e-punes-me-2-3-por-varferia-mbetet-e-larte-te-dhenat-e-bb-se-per-vendin-tone-181375" }