Raporti i BB për Shqipërinë: Rritja e çmimeve jo në të njëjtin nivel me rritjen e pagave

Publikuar tek: ekonomi, më 22:00 06-04-2017 Raporti i BB për Shqipërinë: Rritja e çmimeve jo në të njëjtin nivel me rritjen e pagave

Raporti i Bankës Botërore tregon se rrogat në Shqipëri kanë rënë gjatë katër viteve të fundit, duke ulur të ardhurat e punonjësve me një ritëm  të pazakontë e cila nuk është normale  as ekonomitë e zhytura në krizë të thellë si Greqia apo Portugalia.

 Edhe pse ekonomia shqiptare ka shënuar rritje me 3.2 për qind në 2016-ën, Banka vëren se standardi i jetesës për shumicën e qytetarëve,  është përkeqësuar.

"Pagat nominale vazhduan rënien, e cila ka filluar që në fund të vitit 2013, por  ky trend duhet të lehtësohet në vitin 2017 nga përfundimi i ngrirjes së rrogave në sektorin publik,"- thuhet në raport.

 Qeveria shqiptare prej tre vitesh ka vendosur ngrirjen e pagave në sektorin publik,. Që nga viti 2013, pjesa dërrmuese e buxhetorëve kanë patur  rritje të vogla të  pagës . Por për shkak se çmimet kanë vazhduar të rriten, rritja  e pagave me ritme të ngadalta  ka çuar në rënien reale të tyre.  

Në periudhën 2004-2009 Shqipëria ka qenë vendi i dytë me rritjen me të lartë të pagave në rajon. Sipas bankës Botërore, paga reale gjatë kësaj periudhe është rritur me gati 10 për qind në vit duke çuar në një përmirësim të fortë në standardin e jetesës së punonjësve.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0089921951293945
array(1) { ["section"]=> string(93) "raporti-i-bb-per-shqiperine-rritja-e-cmimeve-jo-ne-te-njejtin-nivel-me-rritjen-e-pagave-74338" }